Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mal i Zi: Opozita shpall fitoren, shqiptarët drejt dy mandateve

Nga A2 CNN
30 Gusht 2020, 20:18 | Ballkani
Mal i Zi: Opozita shpall fitoren, shqiptarët drejt dy mandateve

Zgjedhjet në Mal të Zi treguan një ekuilibër midis koalicioneve, që në fund të përllogaritjes së mandateve mund të favorizojë opozitën e përbërë nga koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” të Zdravko Krivokapić.

Edhe pse koalicioni DPS i presidentit Milo Gjukanovic ka fituar me shumë mundësi 30 mandate  me 35% të votave, ndërkohë që koalicioni opozitar ka mbledhur 32.6% me 27 mandate, këto të fundit janë të bindur se janë tashmë kryesues në vend.

“Pas 31 vjetësh pushteti absolut, duhet të ndodhte. Rezultatet tregojnë që 42 deputetë i shkojnë opozitës dhe 39 gjithë të tjerëve” deklaroi lideri i opozitës, Krivokapic.

Vetë Milo Gjukanovic, edhe pse nënvizoi se bashkë me aleatët ai do të arrijë 40 mandatet dhe se gara nuk kishte përfunduar, pohoi se rezultati ishte ”ndryshe nga pritshmëritë dhe pranoi rezultatet e mira të partive të tjera”.

Ndërkohë, rezultat i mirë ai i partive shqiptare, që së bashku arrijnë të marrin dy mandate në parlamentin e Podgoricës.

Ndërkohë, nga Bled i Sllovenisë ku gjendet për një seri takimesh, presidenti Serb Vucic, edhe pse ka deklaruar se rezultatet nuk janë zyrtare, ka përgëzuar opozitën për arritjen që sipas tij dëshmon se populli serb në Mal të Zi është ngritur për të drejtat e tij”.

11:28- Bazuar në 98.8% të votave, sipas të dhënave të Qendrës për Transicion Demokratik, koalicioni  i kryesuar nga presidenti Milo Gjukanovic ka marrë 35.44 % të votave, që përkthehet në 29 mandate, ndërkohë që koalicioni opozitar i Zdravko Krivokapic ndalet në 32.86% me 28 mandate.

Koalicioni "Paqja është kombi ynë" ka 11.94 %, (10 mandate) "Bardhë e zi" 5.53% (4 mandate), Partia Boshnjake 3.8 % (tre mandate), Social Demokratët 4.13 % (tre mandate)  SDP - Mali i Zi 3.09 % (tre mandate), Koalicioni shqiptar Njëzëri me 1.54 % dhe Lista Shqiptare me 1.37 % mund të sigurojnë dy mandate.

Për sa i përket drejtimit të vendit, gjithçka do të shihet në orët në vijim nga marrëveshjet me partitë e tjera, edhe pse nga përllogaritjet opozita duket sikur mund të sigurojë disa mandate më shumë.  

22:01- Bazuar në 77.5% të votave, sipas të dhënave të Qendrës për Transicion Demokratik, koalicioni DPS  i kryesuar nga presidenti Milo Gjukanovic ka marrë 34.8 % të votave, që përkthehet në 29 mandate, ndërkohë që koalicioni opozitar i Zdravko Krivokapic ndalet në 32.9% me 27 mandate. 

Koalicioni "Paqja është kombi ynë" ka 12.6 %, (10 mandate) "Bardhë e zi" 5% (4 mandate), Partia Boshnjake 4.4 % (tre mandate), Social Demokratët 4.3 % (tre mandate) SDP - Mali i Zi 3 % (tre mandate), Koalicioni shqiptar Njëzëri me 1.1 % dhe Lista Shqiptare me 1.4 % mund të sigurojnë dy mandate.

21:30- Të dhënat ende paraprake në zgjedhjet e Malit të Zi tregojnë për një ekuilibër të madh ndër koalicioneve.

Sipas të dhënave të Qendrës për Transicion Demokratik, bazuar mbi 49.8% të votave, koalicioni DPS  i kryesuar nga presidenti Milo Gjukanovic ka marrë 34.2 % të votave, ndërkohë që koalicioni opozitar i Zdravko Krivokapic, "Për Ardhmërinë e Malit të Zi", ndalet në 33.7%.

Koalicioni "Paqja është kombi ynë" ka 12.6 %, "Bardhë e zi" 5%, Partia Boshnjake 4.4 %, Social Demokratët 4.3 % SDP - Mali i Zi 3 %, Koalicioni shqiptar Njëzëri 1.1 %, Lista Shqiptare 1.4 %, HGI 0.2 %.

Dy listat shqiptare kanë marrë sipas këtyre të dhënave 1.1% dhe 1.4 % dhe duke marrë parasysh që këto rezultate mblidhen po kaluan pragun e 0.7%, atëherë mundësitë e komunitetit shqiptar janë për 2 mandate.

21:05: Sipas Komisionit Zgjedhor qendror të Podgoricës, pjesmarrja deri në oreën 19.30 ishte e 74.1%.

20:55- Sipas të dhënave paraprake, 409.880 persona kanë votuar sot në zgjedhjet parlamentare, që përfaqësojnë 75.9% të votuesve, Një rekord historik ky, që nuk shënohej nga zgjedhjet e vitit 1991.  

https://www.youtube.com/watch?v=NTsKW7ONXOo

Pjesëmarrja e lartë shihet edhe si në avantazh të opozitës, e cila është e lidhur më shumë me komunitetin serb në vend dhe “sheh” strategjikisht nga Moska.

https://a2news.com/2020/08/30/zgjedhjet-ne-mal-te-zi-mes-pandemise-e-tensioneve-fetare-pritet-rezultat-i-ngushte/

Ndërkohë, pjesëmarrja e komunitetit shqiptar nuk duket po aq e lartë, veçanërisht po u ballafaqua me zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, ku ndikoi edhe prania e diasporës, e cila sot mungon edhe për shkak të masave kundër pandemisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë