Mbi 300 të skeduar në 7 muaj nga OFL, por vetëm makina të sekuestruara

Që nga nisja e Operacionit Forca e Ligjit 7 muaj më parë, Policia e Shtetit u ka dërguar formularë për justifikimin e pasurisë mbi 300 personave.

Nga të dhënat e mbledhura nga A2 rezulton se qarqet më të prekura janë Tirana, Shkodra dhe Fieri, ndërsa personat e skeduar janë me të shkuar kriminale kryesisht në fushën e trafikut të drogës, por edhe krimeve të rënda si pjesë e organizatave kriminale.

Për sa i përket dosjeve të shqyrtuara nga Prokuroria e Posaçme, ajo që bie në sy është se krahas veprimeve në shkelje nga ana e agjentëve të OFL, të cilat janë rikthyer për veprime, pjesa më e madhe e pasurive të sekuestruara janë automjete. 60 për qind e tyre janë makina luksoze.

Akti normativ pritet të përfundojë në shkurt të vitit që vjen, ndërsa shqyrtimet gjyqësore për pasuritë e sekuestruara do të marrin vendime brenda 6 muajve pas dorëzimit të dosjeve në gjykatë.