Messi nuk paraqitet për të bërë tamponin, i bindur që mund të largohet nga Barça

messi 600x338

Gjithnjë e më shumë, Lionel Messi duket se do ta vazhdojë karrierën larg Barcelonës. Rreth orës 10:00 të së dielës, ai duhet të paraqitej në klub për të kryer tamponin për koronavirus, por as është dukur aty.

Sipas mediave spanjolle, argjentinasi është i bindur që mund të largohet nga Barcelona në bazë të klauzolës në kontratë. Në 2017-n, Messi firmosi rinovimin për 3 sezone, me opsion zgjatjeje edhe për një të katërt, por në kontratë nuk është specifikuar që klauzola prej 700 milionë eurosh vlen edhe për vitin e katërt.

Në anën tjetër, drejtuesit e Barçës këmbëngulin që lojtari është ende nën kontratë, madje ata kanë dhënë urdhër që askush të mos bëjë negociata apo të dëgjojë ofertat për argjentinasit, vetëm në rast se një ekip do të paguajë klauzolën prej 700 milionë eurosh.

Në këtë pikët, palët duken shumë larg dhe çështja mund të shkojë në gjyq për të ndarë të ardhshmen e sulmuesit 33-vjeçar, i cili ka bërë historinë e Barcelonës, por tashmë po shihet si një njeri që po i hap shumë probleme klubit.