Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ngrohja globale dhe mungesa e borës ulin nivelin e ujit në Liqenin e Shkodrës

Nga A2 CNN
30 Gusht 2020, 15:28 | Aktualitet
Ngrohja globale dhe mungesa e borës ulin nivelin e ujit në Liqenin e

Vera e këtij viti, përveç të tjerave, ka nxjerrë në pah edhe një tjetër fenomen negativ, rënien e ndjeshme të nivelit të ujit në liqenin e Shkodrës.

Uji ka rënë në nivelet më të ulëta, duke nxjerrë në sipërfaqe edhe anije të mbytura gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç është një anije austro-hungareze.

Por cilat janë shkaqet e këtij fenomeni? “Vitet e fundit vërehet një rënie më e theksuar e nivelit, kjo mund të shpjegohet me ndryshimet e klimës dhe kryesisht me sasinë më të pakët të reshjeve të dëborës që bien gjatë dimrit në pellgun e liqenit. Besoj se ka ndikim edhe hapja e një numri të madh pusesh në pjesën e mbi Shkodrës”, shprehet për A2 Marash Rakaj, studiues i ujërave dhe bimësisë.

Profesor Rakaj shpjegon edhe pasojat e këtij fenomeni në biodiversitetin dhe cilësinë e ujit. “Rënia e nivelit të ujit ndikon edhe në rënien e cilësisë së ujit”.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Lagunën e Nartës në Vlorë ku pasojat e tërheqjes së ujit janë thuajse të njëjta me ato të liqenit të Shkodrës. Specialistët shpresojnë se ardhja e vjeshtës dhe shtimi i reshjeve mund të risjellë sërish normalitetin në këto basene ujëmbajtëse në vend.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani