Një ish-bardheblu me Anthony Joshua-n

ngo joshua 1100x620

Ndërsa skuadra e Tiranës e mbylli aventurën e saj në Champions League, pasi u mposht nga Zrvena Zvezda 0-1, sulmuesi kryesor i saj në sezonin e fundit, Michael Ngoo, ende nuk është gati të nisë sezonin e ri.

Pak ditë më parë u fol se ai ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te skuadra turke e Menemenspor, por sulmuesi vijon të qëndrojë në Angli.

Këtë e ka treguar kampioni i botës në boks Anthony Joshua, i cili ka postuar një foto në profilin e tij të “Instagram”-it së bashku me Michael Ngoo, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrës së Liverpool.