Përleshje masive mes të rinjve në Elbasan, një në spital

policia elbasan 600x338

Një përplasje fizike mes disa të rinjve ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Elbasanit, ku për pasojë një prej tyre ka përfunduar në spital si pasojë e plagëve të marra.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “28 nëntori”, në një lokal pranë universiteti.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja janë ende të paqarta.