Shpresat bëjnë me “dhimbje koke” Bushin, nuk vijnë dot elemente të rëndësishme

alban bushi 1100x620

Pas Kombëtares së Edy Reja, tashmë i vjen radha asaj të Alban Bushit për të kryer ndryshime të minutave të fundit në listën e të thirrurve në kuadër të ndeshjeve eliminatore EURO 2021.

Trajneri i Shqipërisë Under -21 nuk mund të ketë në dispozicion dy elemente të rëndësishme si Jon Mersinaj dhe Enis Cokaj, të dy futbollistë të ekipit kroat NK Lokomotiva, që nuk lejohen nga ekipi të kthehen në atdhe për shkak të masave anti-covid. Në veçanti, Mersinaj sipas drejtuesve kroatë sapo ka përfunduar  karantinën dhe nuk është në gjendje të mirë fizike.

Më parë një vendim të tillë e kishte marrë edhe ekipi Mariehamn në Finlandë për Albion Ademin, ndërkohë që tekniku Bushi do të duhet të privohet edhe nga mbrojtësi i Laçit Julian Shehu.