Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zgjedhjet në Mal të Zi mes pandemisë e tensioneve fetare, pritet rezultat i ngushtë

Nga A2 CNN
30 Gusht 2020, 13:24 | Ballkani
Zgjedhjet në Mal të Zi mes pandemisë e tensioneve fetare, pritet

Zgjedhjet e pazakonta parlamentare që zhvillohen në kushtet e pandemisë dhe tensioneve fetare në Malin e Zi, sipas sondazheve do të përfundojnë më një rezultat tepër të ngushtë, e as partia pro-perëndimore në pushtet e as aleanca rivale, pro serbe e ruse nuk pritet të fitojnë shumicën.

Në lojë është e ardhmja politike e presidentit Milo Gjukanovic, i cili drejton partinë demokratike të socialistëve dhe qeverinë në Malin e Zi, që prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitin 1990. Gjykanovic, një pro-perëndimor i zjarrtë, ka mbikëqyrur përpjekjet e vazhdueshme të vendit të tij për anëtarësi në BE dhe kishte rol vendimtar në sigurimin e anëtarësimit në NATO në vitin 2017. Në këto zgjedhje, ai rivalizohet nga aleanca e përbërë kryesisht nga nacionalistë serbë që kërkojnë lidhje më të afërta me Serbinë dhe Rusinë. E udhëhequr nga profesori Zdravko Krivokapic, aleanca mbështetet nga Kisha Ortodokse Serbe.

“Ne vlerësojmë se rezultati do të jetë i ngushtë. E rëndësishme të theksohet është se pjesëmarrja në votim do të luajë një rol kyç. Momentalisht, parashikojmë se do të jetë rreth 66 për qind, që është më pak sesa votimet paraardhëse. Kështu, mandate të ndryshme do të kenë rol kritik dhe rezultati përfundimtar do të jetë i pasigurt deri në momentin e fundit”, u shpreh Milana Besic, drejtoreshë e Qendrës për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut.

Krerë të opozitës dhe aktivistë për demokracinë e akuzojnë Gjukanovic dhe partinë e tij për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Por, tasti më i nxehtë i fushatës ka qenë një ligj i miratuar në muajin dhjetor që lejon shtetin të konfiskojë asete fetare, pronësia e të cilave nuk mund të provohet.

Ligji ka nxitur protesta disamujore të udhëhequra nga kisha ortodokse, e të mbështetura nga partitë pro serbe. Gjukanovic, akuzon vazhdimisht Serbinë dhe Rusinë se po përdorin Kishën për të minuar pavarësinë e Malit të zi. Malazezët që e identifikojnë veten si serbë përbëjnë 1/3 e popullsisë prej 620 mijë banorësh. Një tjetër sfidë e madhe me të cilën përballet vendi është pandemia e Covid-19, e cila ka prekur deri më tani 4500 persona dhe u ka marrë jetën 89 prej tyre. Kufizimet për frenimin e koronavirusit kanë reduktuar ndjeshëm të ardhurat nga turizmi, që konsiderohet thelbësor për buxhetin e Malit të Zi.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë