FSHF dhe ekipi kombëtar nisin ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti

Premtimi për rindërtimin e disa prej banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar nuk është harruar nga futbollistët e përfaqësueses shqiptare dhe Federatës së Futbollit, një pjesë të cilave u shkëputën nga grumbullimi për të vizituar një pjesë të banorëve të prekur.

Ishte trajneri Edi Reja ai që vendosi tullën e parë me shpresën që ndërtimi do të përfundojë shpejt dhe banorët do të mund t’i japin fund vuajtjes prej gati 9 muajsh.

Rreth 100 mijë euro do të kushtojë ndërtimi i katër banesave të dëmtuara. Futbollistët kuqezinj, me në krye kapitenin Elseid Hysaj janë ata të cilët shprehën vullnetin dhe insistuan për të ndihmuar personat e prekur nga tërmeti.