Gjici: E vështirë me Wolfsburgun, por nuk i dihet kurrë

gjici 1100x620

Shorti e ka zhgënjyer disi presidentin e nderit e Kukësit Safet Gjici, i cili sërish nuk i dorëzohet një shorti pothuajse të pamundur në turnin e dytë të Europa League, kundër gjermanëve të Wolfsburg.

“Kuptohet që shorti është i vështirë, por në futboll nuk ka asgjë të pamundur. Nuk e dimë gjendjen e ekipit të Wolfsburgut, është mbi të gjitha ekip gjerman. Kukësi duhet ta vlerësojë, por kam bindje dhe besim që stafi dhe lojtarët do ta marrin seriozisht dhe pse jo të kualifikohemi.”, thotë ai.

Por Gjici shton se “dihet çfarë vlera ka Volfsburgu, do të kishim dëshirë që të binte një nga 2 ekipet e tjera, por edhe ne kemi vlerat tona, në fushë luajmë 11 kundër 11 dhe kemi avantazhin që luajmë në shtëpi. Turi i parë tregoi që Kukësi ka vlerë, bëri ndeshje të mirë. Me prurjet e reja ekipi i Kukësit plotësohet totalisht”.

Për sa i përket premiove në fazë kualifikimi, ai shton se “ekipit nuk i kanë munguar premiot asnjëherë. E rëndësishme është që të luajmë futboll dhe të japim maksimumin. Bonuse do ketë, por do ta shikojmë si do sillen në fushë”.