Koronavirusi në Kosovë, 9 të vdekur dhe 122 të shëruar në 24 orët e fundit

Koronavirusi ne kosove 1100x620

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar 9 persona të vdekur në 24 orët e fundit të prekur me koronavirus.

Ndërkohë, nga 452 teste të kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 120 persona. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar edhe 122 persona.

Deri tani në Kosovë kanë rezultuar pozitivë 13,454, nga të cilët 525 persona kanë ndërruar jetë.