Kriza prej Covid-19, Vasili: Mbi 32 mijë biznese falimentuan

vasili 1 1100x620

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e sheh ekonominë në pikën më të keqe në dekada.

“Mbi 32 mijë biznese të mbyllura deri në korrik faktojnë neglizhencën e qeverisë në përballimin e pandemisë”, deklaroi ai.

“Një situatë tronditëse në ekonomi, e cila në mënyrë të veçantë është e tillë tronditëse për ata që janë më të varfërit dhe për ata që janë më të pambrojturit në Shqipëri. Praktikisht, shifrat zyrtare flasin për 32.4 mijë biznese të mbyllura deri në muajin korrik. Pra 32 400 biznese. 98% e bizneseve, pra thuajse shumica absolute e të cilave janë biznese të vogla e ku për pasojë rreth 60 mijë shqiptarë kanë humbur punën duke shkaktuar njëherazi humbjen gati 10-12% të fuqisë punëtore vetëm në sektorët privat pa pasur këtu në konsideratë sektorin bujqësor, i cili ka përjetuar një krizë tjetër më vete. Shifrat flasin qartë, nga 112 mijë biznese që ishin në muajin korrik, janë vetëm 79.600 prej tyre, pra gati 30% më pak, pra 1/3 e bizneseve janë mbyllur. Kjo është një shifër që nuk shikohej në Shqipëri prej më shumë se një 10-vjeçar e më tej”, shtoi Vasili.