Kumbulla humbet kombëtaren, Zvicra bllokon dy kuqezinjtë

vlcsnap 2020 08 31 19h19m46s456 1100x620

Nën drejtimin e trajnerit italian Edoardo Reja, kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore, para dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Trajneri zhvilloi një seancë të plotë me grupin në dispozicion duke parë nga afër gjendjen e tyre pas një periudhë të gjatë ndërprerje të shkaktuar nga pandemia Covid-19. Por ajo që ka shqetësuar trajnerin janë mungesat. Tashmë FSHF ka konfirmuar se Marash Kumbulla do të mungojë në këto dy sfida për shkak dëmtimi, po ashtu edhe Lenjani e Kamberi nuk do të jenë pjesë e kombëtares për shkak të rregullave të koronavirusit të vendosura nga Zvicra.

Një tjetër lojtar që mungoi në stërvitjen e parë ishte Odise Roshi, i cili po udhëton nga Rusia drejt Rinasit.

Kombëtarja do të luajë në Bjellorusi në 4 shtator, ndërsa 3 ditë më pas do të ndeshet me Lituaninë në Tiranë.