Lufta ndaj pandemisë, Franca nis kryerjen e tamponëve falas në rrugë

franca tampone 1100x620

Qeveria franceze nisi nga dita e hënë aplikimin e testeve të tamponeve falas në rrugët kryesore të kryeqytetit për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Qendra të përkohshme mjekësore për të testuar kalimtarët, janë ngritur tashmë në Paris para godinave kryesore të pushtetit lokal.

Nisma tenton të ulë presionin në laboratorë, pasi shumë njerëz, mes të cilëve dhe pa simptoma, kërkojnë të bëjnë testin edhe dhe për këtë arsye rrinë në radhë për orë të tëra, duke shkelur një nga rregullat kryesore kundër koronavirusit, atë të distancimit social.

Kështu kushdo që dëshiron të bëjë tampon, përfshirë ata që nuk janë pjesë e sistemit shëndetësor kombëtar francez, do të kenë mundësinë ta kryejnë këtë gjë në këto qendra, vendndodhja e të cilave do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të qytetit të Parisit.

Gjithçka është falas dhe nuk ka nevojë për një recetë nga mjeku.