Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Maqedonia e Veriut merr frymë, vetëm 11 raste me koronavirus

Nga A2 CNN
31 Gusht 2020, 20:16 | Ballkani
Maqedonia e Veriut merr frymë, vetëm 11 raste me koronavirus

Maqedonia e Veriut ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve të reja me koronavirus në muajt e fundit.

Ministria e Shëndetësisë, në raportimin e saj ditor, informon se nga 450 testime të kryera në 24 orët e fundit kanë qenë vetëm 11 persona që kanë rezultuar të infektuar me virusin vdekjeprurës Sars Covid-2.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë njoftojnë edhe për tri humbje jete në ditën e fundit, me të cilat numri i përgjithshëm i viktimave arrin në 603.

Deri tani, në Maqedoninë e Veriut 14,341 persona janë diagnostikuar me COVID-19, 11,157 janë shëruar, ndërsa raste aktive mbeten 2,581.

A2 CNN Livestream

Dita jonë