Nga “kokëderri” Figo, te Maradona, gjenitë të cilët janë larguar “me sherr” nga Barcelona

Vendimi i yllit të futbollit, Lionel Messi, për të njoftuar klubin e tij, Barcelona, se dëshiron të largohet pas 20 vitesh, pa diskutim që ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në të gjithë botën e futbollit. Pesha e argjentinasit të vogël në historinë e skuadrës katalanase është e jashtëzakonshme, aq sa zëri i tij, thonë, dëgjohet edhe më shumë sesa ai i presidentit të klubit Josep Maria Bartomeu.

Ky i fundit ka detyrën e vështirë për të bindur Messi-n që të tërhiqet nga vendimi i tij dhe të mos largohet. Por kjo nuk është një situatë e re për drejtuesit e atij që pretendon të jetë “më shumë se një klub”. Përgjatë historisë, shumë lojtarë të tjerë, yje të futbollit të cilët kanë veshur fanellën blaugrana, janë larguar nga skuadra mes polemikave dhe debateve.

Shfletoni galerinë për të mësuar historitë e tyre.