Një javë pas helmimit të Navalny, rrihet një tjetër kritik i Putin

Untitled collage 83 1100x620

Një tjetër kritik i Kremlinit dhe presidentit Vladimir Putin është shtruar të hënën në spital pasi u sulmua nga persona të panjohur pranë banesës së tij. E gjithë ngjarja vjen vetëm një javë pas helmimit të shokut të tij dhe liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

22-vjeçari Yegor Zhukov u gjet i dhunuar rëndë dhe i gjakosur, me shenja të dukshme në fytyrë pas sulmit nga dy persona të maskuar që u zhdukën me një skuter nëpër rrugët e Moskës.

Zhukov është i njohur si një ploger tepër popullor dhe prezantues në radio, dhe një vit më parë doli përpara gjykatës nën akuzën e ekstremizmit pas publikimit të disa videove ku kritikohej presidenti Putin.