“Normaliteti i ri”, makina fluturuese elektrike është thuajse gati

hypatia h 8a58f8564047e3ab9f42e33eb8203daa h bfad7a3c483f62e15917a6a4b50a14a9 1100x620

Makina fluturuese, e prodhuar nga një kompani japoneze, ka kaluar me sukses testin e parë dhe krijuesit shpresojnë që ta kenë gati për shitje në seri brenda vitit 2023. Më 25 gusht, Sky Drive Inc. kreu testimin e parë në bazën e saj në Japoni ku makina, e quajtur SD-03, bashkë me një pilot u ngrit në ajër dhe fluturoi rreth fushës për katër minuta.

“Ne duam që të krijojmë një shoqëri ku makinat fluturuese të jenë një mënyrë transporti normale dhe njerëzit të jenë në gjendje t’i përdorin në mënyrë të sigurt dhe të rehatshme”, tha CEO i kompanisë, Tomohiro Fukuzawa.

SD-03 është makina më e vogël elektrike që ngjitet në ajër vertikalisht, duke zënë hapësirën e dy makinave të parkuara, sipas kompanisë. Ajo ka 8 motorë, për të siguruar fluturimin edhe në situatat më emergjente. Kompania shpreson që makina të jetë pjesë e jetës së përditshme dhe jo një objekt luksi, por ende nuk ka dalë me një çmim për të. Testime të tjera do të pasojnë në muajt në vijim për t’u siguruar që teknologjia përputhet me standardet e rrugës dhe ajrit dhe viti 2023 është vendosur si objektiv për ta nxjerrë në shitje.