Pandemia koronavirus, OBSH: Shërbimet shëndetësore janë ndërprerë në 90% të vendeve

download 3 1100x620

Një vëzhgim i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetit ka arritur në përfundimin se pandemia e koronavirusit ka ndërprerë funksionimin normal të sistemit shëndetësor në pjesën më të madhe të vendeve.

Sipas studimit të kryer në periudhën mars-qershor, shumë takime periodike me mjekët janë anuluar, ndërkohë që pandemia ka prekur në mënyrë të ndjeshme trajtimin e personave me sëmundje kronike, përfshirë ata me kancer.

Situata është raportuar më e vështirë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme e ndërsa shërbimet e emergjencës janë prekur në 25% të vendeve.