PS “ndez motorët”, Balla: Asambleja përmes teknologjisë, konsultime me bazën

Socialistët do ta mbledhin Asamblenë Kombëtare duke shfrytëzuar teknologjinë në këtë kohë pandemie.

Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, tha se Selia Rozë po i mban motorët ndezur për fushatën e pranverës së ardhshme, ndërkohë që nesër në Elbasan pritet mbledhja e parë e grupit parlamentar.

“Mbledhja e Asamblesë do të zhvillohet duke respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi nuk lejohen tubimet e mëdha. Nuk mund të mblidhemi në një sallë të madhe, por do të shfrytëzojmë teknologjinë dhe do të gjejmë një mënyrë për të zhvilluar mbledhjen”, tha Balla.