Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

PS "ndez motorët", Balla: Asambleja përmes teknologjisë, konsultime me bazën

Nga A2 CNN
31 Gusht 2020, 12:43 | Politikë
PS "ndez motorët", Balla: Asambleja përmes

Socialistët do ta mbledhin Asamblenë Kombëtare duke shfrytëzuar teknologjinë në këtë kohë pandemie.

Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Balla, tha se Selia Rozë po i mban motorët ndezur për fushatën e pranverës së ardhshme, ndërkohë që nesër në Elbasan pritet mbledhja e parë e grupit parlamentar.

“Mbledhja e Asamblesë do të zhvillohet duke respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi nuk lejohen tubimet e mëdha. Nuk mund të mblidhemi në një sallë të madhe, por do të shfrytëzojmë teknologjinë dhe do të gjejmë një mënyrë për të zhvilluar mbledhjen”, tha Balla.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu