Rikthehet Kuvendi, më 7 shtator, seanca e parë plenare

mbulim seanca 7 shtator frame 758 1100x620

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi firmosi urdhrin për mbledhjen e deputetëve. Seanca e parë plenare e këtij sesioni do të zhvillohet pasditen e së hënës më 7 shtator.

Përsëri, për shkak të koronavirusit, që nuk kurseu as deputetët, mbledhjet do të zhvillohen në masa shtesë sigurie e distancimi social. Po ashtu dhe komisionet pritet të rifillojnë punën online.

Ky do të jetë një sesion i ngjeshur plenar. Ngritja e KQZ-së së re dhe reflektimi i ndryshimeve kushtetuese, në Kodin Zgjedhor janë ndër detyrat e para që duhet të përmbushin deputetët.