Sherri në lokal çon në përdorimin e armëve në Tiranë, 2 të plagosur

policia krujeee 600x338

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri për motive të dobëta që ndodhi në një lokal në zonën e Zall Herrit në Tiranë.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit 34-vjeçari K.B.  gjatë një konflikti plagosi me armë zjarri në kofshë, shtetasin R. Q., 26 vjeç dhe goditi me qytë pistolete në kokë shtetasin R. M., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën.

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë bëri të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në ambientet e Komisariatit të Policisë  Nr.5 në Kamëz. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe një pistoletë.