Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Superkupa e Shqipërisë, Tirana dhe Teuta përballë për trofeun e parë të sezonit

Nga A2 CNN
31 Gusht 2020, 12:20 | Futboll
Superkupa e Shqipërisë, Tirana dhe Teuta përballë për

Tirana dhe Teuta do të shkëpusin për pak kohë vëmendjen nga Kupat e Evropës, ndërsa do të përballen sot në mbrëmje për Superkupën e Shqipërisë. Kampionët e Shqipërisë dhe fituesit e Kupës së Republikës do të vihen sërish përballë, këtë herë për trofeun e parë të sezonit.

Në një kohë kur klubet e Kategorisë Superiore e kanë bojkotuar nisjen e kampionatit të ri deri në ndryshimin e ligjit të sportit nga ana e qeverisë, dy skuadrat kampione të edicionit të kaluar kanë vendosur ta luajnë ndeshjen e parë sezonale. Bardheblutë dhe Teuta u ndeshën për herë të fundit në mbarimin e sezonit të kaluar për Kupën e Shqipërisë, finale e cila foli për ekipin durrsak.

Në këtë duel, dy skuadrat vijnë të motivuara pas paraqitjeve të shkëlqyera në Kupat e Evropës, si Teuta e cila eliminoi izraelitët e Beitar Jeruzalem, ashtu edhe Tirana që do ta nisë aventurën e Europa League nga faza e tretë eliminatore.

Kryeqytetasit kanë patur të tjera përforcime ditët e fundit, sikurse është afrimi i portierit të talentuar të Prishtinës, Visar Bekaj, i cili do të vishet bardheblu për 3 sezonet e ardhshme. Finalja e SuperKupës së Shqipërisë do të nisë prej orës 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani