Teuta e nis sezonin me trofe, fiton Superkupën e Shqipërisë ndaj Tiranës

Tirana Teuta 1100x620

Teuta është fituese e Superkupës së Shqipërisë, pasi mposhti kampionët e Tiranës në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”.

Skuadra e drejtuar nga Edi Martini dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, ndërsa heroi i durrsakëve ishte Hebaj, i cili realizoi dy gola dhe i dha Teutës trofeun e parë të Superkupës.

Pjesa e parë ishte e gjitha për skuadrën bregdetare, e cila arriti të shënojë dy herë. Goli i parë erdhi pas një gabimit të portierit të Tiranës, Lika, i cili nuk arriti të zotëronte si duhet një goditje nga distanca, ndërsa më pas përfitoi sulmuesi durrsak, i cili goditi saktë drejt portës. Më pas, Teuta vijoi të jetë më kërkuese, ndërsa Tirana hasi vështirësi për të çarë mbrojtjen e skuadrës së drejtuar nga Martini. Ishte minuta e 33-të kur Teuta fitoi një 11-metërsh, të cilën portieri Lika e priti, por topi i kthyer shkoi sërish te Hebaj, i cili shënoi edhe golin e dytë.

Ndërkohë, pjesa e dytë nisi ndryshe, me Tiranën që u hodh në sulm në kërkim të golit. Në minutën e 64-t, kapiteni Arapi e la Teutën me një lojtar më pak, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa në minutën e 75-të, Tirana gjeti edhe golin me të riun Jurgen Vrapi, por vetëm kaq.

Edhe pse me një lojtar më pak, Teuta arriti të mbrohet në minutat e mbetura, duke e nisur këtë sezon me trofeun e Superkupës së Shqipërisë.