Tre futbollistë të Atalanta-s me koronavirus

atalanta gjimshiti 600x338

Ndërsa 19 shtatori po afron, kur është parashikuar të nisë Serie A, të tjerë futbollistë rezultojnë pozitivë me koronavirus në futbollin italian.

Atalanta ka njoftuar se 3 futbollistë të saj kanë rezultuar pozitivë këtë të hënë, kur e gjithë skuadra ka kryer testet para nisjes së grumbullimit për sezonin e ri.

“Atalanta njofton se mbas testeve rezultojnë tre lojtarë pozitivë. Që të tre lojtarët janë pa simptoma dhe ndodhen në izolim nën kujdesin e mjekëve,” është deklarata zyrtare e klubit. Ndërkohë, emrat e futbollistëve të infektuar nuk janë bërë të ditur.