Ulen rastet e reja me koronavirus në Itali, regjistrohen dhe 6 viktima

Itali koloseum coronavirus 1100x620

Pas disa ditësh me shifra shqetësuese, është ulur sërish numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të  fundit janë 996 persona të tjerë të prekur nga Covid-19, krahasuar me 1365 që ishin një ditë më parë.

Në komunikatën e përditshme për shtyp raportohen dhe 6 vdekje të tjera për ta çuar bilancin total të humbjeve të jetëve që nga nisja e pandemisë në 35,483.