Vllaznia transferon ish-sulmuesin e Tiranës

ddd 600x338

Skuadra e Vllaznisë vijon me përforcimet në merkato, duke bërë realitet sot një tjetër afrim cilësor.

Drejtuesit e klubit kanë firmosur me sulmuesin Ismael Dunga një kontratë njëvjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër.

Në këtë mënyrë pas përvojës së mëparshme me Luftëtarin dhe Tiranën në kampionatin shqiptar, tashmë Dunga nga sot nis një tjetër me ekipin tonë.