Vrasja e 61-vjeçarit, Gjykata e Tiranës mbyll në paraburgim ish-ushtarakun

Vrasjaaaa 1100x620

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë për mbylljen në qeli të ish-ushtarakut Fatmir Demiri.

Ai do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” si i dyshuar për vrasjen e Dorian Latollarit, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në Tiranë.

61-vjeçari u gjet pa shenja jete në oborrin e banesës së tij dhe fillimisht familjarët dyshuan për një vdekje natyrale. Por, hetimi i ngjarjes ngriti dyshime se ai ishte qëlluar me sende të forta nga 37-vjeçari Demiri, pas një konflikti pronësie.

Avokati i Demirit kërkoi caktimin e një mase me afat, deri në daljen e aktekspertimit mjeko-ligjor të viktimës. Sipas avokatit, humbja e jetës mund të mos ketë ardhur nga dhuna.