Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zgjedhjet në Malin e Zi, Camaj: Shqiptarët duhet të bashkohen, nuk ka rrugëdalje tjetër

Nga A2 CNN
31 Gusht 2020, 10:00 | Ballkani
Zgjedhjet në Malin e Zi, Camaj: Shqiptarët duhet të bashkohen,

Kryetari i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, Nikollë Camaj, i renditur i treti në listën shqiptare të zgjedhjeve, ishte i ftuar në një lidhje direkte me “Ditari” në A2, ku deklaroi se pritshmëritë e shqiptarëve me dy mandate u plotësuan, por shtoi se mund të ishte bërë më shumë.

“Shqiptarët, në bazë të numrit të votave, duhet të jenë të kënaqur. Do të ishte mirë që të gjitha partitë të bashkëpunonin për t’u bërë faktor sepse vetëm kështu mund të mbrojmë interesat tona”, tha Camaj.

“Opozita ka bërë shumicën absolute, nëse mbeten këto rezultate. Tani i mbetet negociatave dhe ne do të pozicionohemi aty ku është interesi i shqiptarëve. Akoma jemi në pritje se çfarë do të ndodhë. Shqiptarët nuk duhet të vënë vija të kuqe ndaj askujt, por do të provojmë të mos mbetemi në opozitë sepse ashtu nuk zgjidhen dot çështjet”, shtoi kreu i Lidhjes Demokratike Shqiptare.

Sipas tij, komuniteti shqiptar i do partitë shqiptare të unifikuara: “Shqiptarët na duan të bashkuar, edhe votuesit e Listës Shqiptare dhe votuesit e koalicionit tjetër shqiptar na duan së bashku. Nuk kemi rrugëdalje tjetër vetëm që të ulemi dhe të bashkohemi. Duhet të ulemi të bisedojmë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë