“160 shqiptarë në ditë humbën punën që prej fillimit të vitit”, Jorida Tabaku akuzon qeverinë për propagandë boshe

tabaku 1100x620

Jorida Tabaku, ish-deputete e Partisë Demokratike, shprehet se “160 shqiptarë në ditë humbën punën që prej fillimit të vitit”.

“177 biznese mbyllen çdo ditë dhe këto janë vetëm shifrat zyrtare. Po të llogarisim dhe punonjësit e informalitetit, numri i familjeve shqiptare që nuk kanë mundësi të ushqejnë fëmijët e tyre është i frikshëm për një vend europian. Kësaj të vërtete të hidhur dhe të dhimbshme qeveria shqiptare i është përgjigjur me pagesat e koncensioneve dhe PPP-ve, me amnisti fiskale të parave të krimit dhe me vjedhjen e çdo fondi të mundshëm për rindërtimin”, shkruan Tabaku në Facebook.

“Ne ofruam planin tonë për të shmangur thellimin e krizës gjatë pandemisë. Për të rialokuar 120 milionë euro destinuar PPP-ve për 2020 që t’iu shkonin shqiptarëve. Propozuam heqjen e taksave për këtë vit krize. Kërkuam të mbështetej konsumi dhe incentivat për të shpenzuar qytetarët. Por, qeverisja e rilindjes dështoi dhe sa herë kopjoi e bëri gabim. Tradhëtuan shqiptarët sepse e kanë jetën e lidhur me oligarkët. Shqipëria ka potenciale dhe mundësi të rimëkëmbet vetëm me një plan serioz në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve. Kriza ka vetëm një rrugëzgjidhje: projektin ekonomik të PD. Shqipëria në punë është synimi jonë”, shtoi Tabaku.