70 mijë fëmijë rrezikohen nga vdekja në Afrikë

FEMIJE AFRIKE MB frame 402 1100x620

70 mijë fëmijë në Afrikën Sub-sahariane, rrezikojnë të vdesin nga uria ekstreme para fundit të këtij viti. Alarmi ngrihet nga organizata bamirëse  “Save the Children” sipas të cilës masat e kufizimit për shkak të koronavirusit kanë bërë që shumë familje në kontinent të përballen me vështirësi në sigurimin e ushqimit.

Një tjetër paralajmërimi i ngjashëm erdhi më herët nga Programi Botëror i Ushqimit të Kombeve të Bashkuara për rritjen e niveleve të urisë në të gjithë botën, për shkak të koronavirusit. Edhe përpara pandemisë, komunitetet më të rrezikuara përballeshin me pasiguri ushqimore për shkak të përmbytjeve shpërnguljeve dhe karkalecave qe pushtuan Afrikën lindore.