Aksident me vdekje në Mamurras

aksident natetn 751x450 780x439 600x338
Foto ilustruese

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në aksin e vjetër Mamurras -Fushë Krujë, në afërsi të një karburanti, ku për pasojë ka ndërruar jetë një person.

Sipas të dhënave nga policia e shtetit, mjeti tip “Nissan” me drejtues shtetasin E.Q. është përplasur me motorin me drejtues shtetasin R.P., 23 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në  spitalin e Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.Q., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Kurbinit për të sqaruar dinamikën e aksidentit.