Bolsonaro: Vaksina e koronavirusit nuk do të jetë me detyrim

bolsonaro 1100x620

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka deklaruar se askush nuk do të detyrohet të bëjë vaksinën kundër koronavirusit.

Komentet vijnë pasi qeveria e tij caktoi miliona dollarë për blerjen e vaksinave, pasi Brazili është vendi i dytë më i prekur nga pandemia, pas SHBA-së.

“Askush nuk mund ta detyrojë dikë që të bëjë diçka, kështu që nuk ka përse ndokush të ndihet i detyruar që të bëjë këtë vaksinë”, ka deklaruar Bolsonaro.

Presidenti, i cili kohët e fundit është shëruar nga Covid-19, e ka konsideruar këtë virus si një “grip të lehtë”, duke hedhur poshtë rekomandimet e specialistëve dhe duke kundërshtuar karantinën e vendosur nga guvernatorët dhe kryebashkiakët.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 5 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 125 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 43 të shëruar në 24 orët e fundit