Drejtimi i BKH/ Aida Hajnaj merr sot zyrtarisht detyrën, përgëzon SHBA-ja

Aida Hajnaj merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Ambasada Amerikane rikonfirmoi mbështetjen e saj ndaj ish-zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, e cila fitoi postin kyç në institucionet e reja të drejtësisë shqiptare.

Ambasada bën me dije se ”Hajnaj përfundoi një program trajnimi posaçërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri”.

“Ai është i fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve, në etikën profesionale, në procedurat e disiplinës, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit, në marrëdhëniet e BKH-së me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese. Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë”, thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.