Festivalet e filmave në Europë, pas Venecias konfirmohet edhe Berlinalja

KR FESTIVALET E FILMAVE frame 172 1100x620

Magjia e tapetit të kuq ka munguar në shumë vende të Europës këtë vit. Pandemia paralizoi shumçka, por duket se eventet më të rëndësishme në industrinë e filmit do të vijojnë.

Festivali i Filmit në Berlin do të zhvillohet në shkurt, ashtu siç ishte e planifikuar dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet, ndoshta jo ashtu si e kemi parë gjithnjë, por me masa edhe më të mëdha sigurie.

Festivali do të zhvillohet në datat 11-21 shkurt dhe do të respektohen të gjitha udhëzimet shëndetësore si mbajta e maskave, testimi i aktorëve, producentëve, shoqëruesve të personazheve, por edhe matja e temperaturës për secilin prej atyre që do të jenë të pranishëm.

Organizatorët po shikojnë mundësinë që eventi më i rëndësishëm i filmit të zhvillohet me pjesëmarrës e duke shitur bileta, megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia e transmetimit online të Berninales, siç njihet ndryshe kjo ngjarje e madhe në tregun ndërkombëtar të filmit.

Edhe për organizatorët e festivalit të Kanës në Palme d’Or të Francës, mendojnë po njëlloj. Për artin do të ishte një humbje e madhe nëse nuk do të zhvilloheshin këto ngjarje të mëdha.