Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Hoti takim me Pompeon: Në Shtëpinë e Bardhë, gjithmonë vendime pro Kosovës

Nga A2 CNN
1 Shtator 2020, 20:02 | Kosova
Hoti takim me Pompeon: Në Shtëpinë e Bardhë, gjithmonë

Delegacioni i Kosovës, gjatë qëndrimit në Uashington, do të zhvillojë një takim me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo. Njoftimi erdhi nga vetë kryeministri, Avdullah Hoti, i cili shtoi se do të takohet edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara.

“Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë çuar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë”, shkruan Hoti në një postim në rrjetin social Facebook.

Gjithashtu shton se qeveria e tij do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që mundësojnë krijimin e vendeve të punës dhe integrim më të mirë të Kosovës në tregun rajonal e evropian.

Ndërkohë, gjatë qëndrimit në Uashington, delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga Hoti, do të takohet me atë të Serbisë, të udhëhequr nga presidenti, Aleksandër Vuçiç. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë