Krejt papritur, Kina ka deklaruar një tjetër “armik”, është Çekia

ceki taivan 1100x620

Sikur mos të mjaftonte tensioni gjithmonë e më i lartë me Shtetet e Bashkuara në zonën e Detit Kinez, si dhe lufta ekonomike me Uashingtonin, Pekini zyrtar ka deklaruar si “armik” një tjetër vend perëndimor, edhe pse jo aq strategjik.

Bëhet fjalë për Republikën Çeke, e cila sipas gjykimit kinez sapo ka thyer një nga tabutë e saj gjeopolitike, trajtimin e ishullit “rebel” të Tajvanit si një shtet sovran.

Kriza diplomatike mes dy vendeve filloi të dielën, kur kreu i Senatit çek, Milos Vystrcil, u prit në kryeqytetin Taipei në një vizitë zyrtare që Pekinit i tingëllon si e papranueshme.

“Qeveria dhe populli i Republikës Kineze nuk do të harrojë, ai do të paguajë një çmim të kripur për aktin dritëshkurtër dhe oportunizmin politik”, deklaroi Vystrcil duke iu referuar një zyrtari të lartë kinez, Wang Yi. Ndërkohë që vetë ministria e Jashtme kineze flet për një “provokim të hapur” nga autoritetet e vendit të BE-së, tonet nga pala tjetër ishin më të qeta dhe me referime indirekte ndaj akuzave.

Ministrja e Ekonomisë së Tajvanit, Wang Mei-hua, nënvizoi gjatë takimit se “republika Çeke dhe Tajvani janë vende të lira dhe demokratike që mbështesin të drejtat e njeriut”, ndërkohë që kreu i Senatit çek nënvizoi se “liria dhe demokracia janë bazat e prosperitetit”.

Gjatë viteve të fundit Praga zyrtare kishte filluar një seri marrëveshjesh me Pekinin, duke filluar nga teknologjia 5G, por tashmë duket sikur miqësia e tyre e shkurtër po venitet, dhe vizita në Taivan ishte një sinjal domethënës në këtë drejtim.