Kryemadhi reagon ndaj Ramës: Kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë

minka 600x338

Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka reaguar pas deklaratave të Ramës nga Elbasani, ku u shpreh se qytetarët shqiptarë nuk kanë alternativë më të mirë se Partia Socialiste edhe pse ai theksoi se duhet bërë më shumë deri në zgjedhje.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se kryeministri i dështuar refuzon të shohë alternativën më të mirë. “Këta të rinj dhe të reja janë gjenerata tjetër e udhëheqësve të Shqipërisë. Është koha për të ecur drejt Evropës”, shkruan kryetarja e LSI, ndërsa bashkëngjitur ka postuar disa foto nga takimet e saj me të rinjtë e partisë që drejton.

Një reagim erdhi edhe nga sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, i cili shkruan se Rama kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë me të njëjtën tufë hajdutësh.