Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kufiri detar, Daci: Nuk mund të negociojmë me Greqinë, pasi kemi diplomaci fëminore

Nga A2 CNN
1 Shtator 2020, 09:35 | Aktualitet
Kufiri detar, Daci: Nuk mund të negociojmë me Greqinë, pasi kemi

Në minutat e intervistës në “Ditari” në A2, avokati Jordan Daci tregoi se çfarë duhet të pretendojë vendi ynë nga negociatat me Greqinë për kufirin detar.

“Nuk na ka faj njeri nëse ne nuk jemi të zotët të arsyetojmë siç duhet dhe të mbrojmë gjërat që na takojnë. Kjo nuk do të thotë që Greqia ka të drejtë të kërkojë gjëra që nuk i takojnë. Por, me logjikë ne nuk mund t’i kërkojmë llogari një shteti që nuk përgjigjet për ne. Sa i përket bisedimeve, duket sikur ka bisedime të karakterit joformal dhe kjo është e palejueshme. E drejta për të negociuar buron kur Presidenti lëshon plotfuqishmërinë. Për mendimin tim, bisedime nuk mund të zhvillohen pasi diplomacia jonë është fëminore dhe çdo bisedim me Greqinë do të përkeqësonte marrëdhëniet tona”, tha Daci.

“Ne duhet të ulemi, të jemi dinjitozë dhe të mbrojmë me qytetari atë që na takon. Kjo nuk arrihet nëse këto biseda zhvillohen nga njerëz që nuk kanë pikën e informacionit dhe nuk kanë dhembshuri për vendin e vet”, shtoi avokati.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani