Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mbarështimi i bagëtive në Kukës, biznesi që po shuhet

Nga A2 CNN
1 Shtator 2020, 11:30 | Sociale
Mbarështimi i bagëtive në Kukës, biznesi që po shuhet

Mbarështimi i blegtorisë është parë si mundësi për mbajtjen e ekonomisë familjare në pjesën dërrmuese të zonave rurale.

Veçanërisht në zonën e Kukësit, ku bagëtitë njihen për mishin e mirë për shkak të ushqyerjes bio në kullota të pasura malore. Por, duket se ky biznes tanimë nuk arrin të mbulojë as shpenzimet dhe mundin e blegtorëve e aq më pak fitimin.

Në tregun e gjësë së gjallë, blegtorët shprehen se po vahdojnë të merren me bagëtitë sa për të mos ndenjur pa punë.

Pandemia, lëvizjet demografike dhe pamundësia ekonomike duken si shkaqet e rënies së tregtisë së bagëtive. Por, blegtorët në Kukës shprehen se një ndër shkaqet kryesore është edhe futja e bagëtive dhe mishit nga jashtë me çmime të ulëta.

Në pamundësi për të konkurruar me mishin e importit, këta blegtorë shprehen se është vetëm çështje kohe falimentimi i tyre.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli