Mbledhja e grupit të PS, A2 zbardh disa nga drejtuesit e qarqeve, Rama shkon në Durrës

selia PS 1100x620

Ashtu edhe siç pritej në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste është diskutuar mes të tjerash dhe për fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Burime nga mbledhja e grupit të PS bëjnë me dije për A2 se kryeministri Rama iu ka kërkuar socialistëve që organizmi dhe fushata të organizohen në bazë të kushteve të reja të krijuara nga pandemia e koronavirusit.

Mes të tjerash është diskutuar dhe janë vendosur disa ndryshime të drejtuesve politikë të qarqeve. Kështu, kryeministri Rama shkon në Durrës, Ilir Beqaj kthehet në Shkodër, po kështu Lindita Nikolli në Lezhë, ndërsa Safet Gjici merr drejtimin e Kukësit.