Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ministrja Shahini mbi mbajtjen e maskës në shkollë: Është detyrim, mbrojmë veten dhe të tjerët

Nga A2 CNN
1 Shtator 2020, 10:32 | Aktualitet
Ministrja Shahini mbi mbajtjen e maskës në shkollë:

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka postuar në rrjetet e saj sociale një video sensibilizuese mbi rëndësinë dhe rregullin e mbajtjes së maskës në shkollë.

“Mbajtja e maskës është e detyrueshme, sepse kjo është e vetmja mënyrë se si ne të mbrojmë veten dhe të tjerët. Gjithsesi, këtë më mirë e sqarojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë nëpërmjet kësaj videoje”, shkruan Shahini në tekstin që shoqëron videon sensibilizuese.

Në video, janë 4 nxënës dhe një mësuese e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi”, të cilët përcjellin mesazhe të rëndësishme mbi nevojën dhe rregullin e mbajtjes së maskës gjatë qëndrimit në shkollë. 

https://www.facebook.com/arsimitsportitdherinise/posts/3290463407681861

A2 CNN Livestream

Dita jonë