Ndahet nga jeta maestro Banda, violina e parë e Ansamblit

mb ndahet nga jeta violina e pare e tkob frame 26 1100x620

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare violinisti i shquar shqiptar Frederik Banda. Fitues i shumë çmimeve kombëtare dhe i vlerësuar me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, maestro Banda që njëkohësisht njihej edhe si Paganini shqiptar, ndërroi jetë në Konektikat (Connecticut) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Banda ishte pjesë e Teatrit të Operas dhe Baletit që kur ishte student në vitin 1967 dhe deri më 2014. E megjithatë ai nuk hoqi asnjëherë dorë nga interpretimi në violinë duke impresionuar figura botërore si zv.presidentin e amerikan Joe Biden apo aktorin e madh Michael Douglas. Interpretimet virtuoze në Teatro “Olimpico” di Roma dhe në teatrin prestigjioz Champs Elysees në Francë gjatë vite 80 janë veçse disa prej arritjeve të shumta në skenat botërore të mjeshtrit me këngëtare si Vaçe Zela e Merita Halili.