Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Paloka ironizon Ramën: Xhaja filloi të zbulojë armiq, ka filluar të rrjedhë nga pleqëria

Nga A2 CNN
1 Shtator 2020, 19:31 | Politikë
Paloka ironizon Ramën: Xhaja filloi të zbulojë armiq, ka filluar

Pas fjalës së Ramës nga qyteti i Elbasanit ku u mbajt mbledhja e parë e grupit parlamentar të PS-së pas pushimeve të verës, ku kryeministri u shpreh se kërkon një mandat të tretë, ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Ai ironizon në Facebook Edi Ramën. "Me këtë stil demode frymëzon vetëm Taulantin dhe shokët e Toyota Yaris". Paloka ironizon Ramën: Xhaja filloi të zbulojë armiq, ka filluar të rrjedhë nga pleqëria

Filloi xhaja të zbulojë armiq të brendshëm madje dhe të padukshëm. Këto janë shenjat kur fillon e të kap plakja keq, fillon dhe gjen armiq të padukshëm edhe brenda stanit që ke zgjedhur vetë.

Ka filluar të rrjedhë nga pleqëria, se nuk besoj se dikush ja ka mbushur mendjen se me këtë stil demode mund të frymëzojë ndokënd, veç Taulantit dhe shokëve të tij të Toyota Yaris”, shkruan Paloka.

Ndërkohë, reagoi edhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. “Coftina Rama që u ka dalë tepër të gjithëve !

Një i paaftë dhe zhvatës i pamëshirshëm të mirash për veten, ky është Rama.

Asnjë shqiptar s'ka parë dhe prekur asnjë të mirë prej tij.

Asnjë shtresë shoqërore nuk ka parë një ditë të bardhë që kur ka ardhur Rama në pushtet.

Asnjë kategori biznesi nuk është ndjerë e qetë, e mbrojtur dhe e barabartë përpara ligjit, por është ndjerë e trysnuar dhe e plaçkitur nga qeveria e këtij të babëzituri.

Kushedi sesa socialistë të emëruar nga ai janë përzënë dhunshëm nga detyrat dhe postet pasi plotësuan orekset e Ramës dhe u flakën si limonë të shtrydhur.

Në njërën anë, Rama i pasur pa fund, ndërsa nga ana tjetër qindra socialistë pa rrogë dhe me përgjegjësitë penale që u rëndojnë mbi vete sepse kanë përmbushur oreksin e panginjur të Ramës.

Ndaj sot Edi Rama është thjesht një kujë qaramane në shkretëtirë.

Ndaj sot Edi Rama është një coftinë politike largimi i të cilës i gëzon e i çliron të gjithë.

Shkurt, Edi Rama u ka dalë tepër të gjithëve sepse si çdo coftinë era e saj i qelb të gjithë”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë