Plagosje me armë zjarri në Shkodër

shkoder 1100x620

Një person ka mbetur i plagosur pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.

Në  zonën e quajtur  Prek Cali,  shtetasi T.L, 38 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri  dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e DVP dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin L.K, 29 vjeç banues në Shkodër.

Shërbimet e Policisë  në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.