Porosia e SHBA për kandidatët, PD: Rama promovoi të inkriminuarit, është në binom me krimin

PD selia 1100x620

Pas publikimit të letrës së ambasadores amerikane, reagoi drejtori i fushatës në Partinë Demokratike, Alfred Rushaj. Ai drejtoi gishtin nga Edi Rama, duke akuzuar kryeministrin për promovimin e të inkriminuarve. “Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin. Të përzgjedhurit e tij politik, që prej nisjes dhe deri në zgjedhjet e fundit monopartiake kanë qënë në shumicë persona me precedent penal, të larguar me turp nga ligji i dekriminalizimit dhe denoncimet e opozitës dhe medias”, shkruan Alfred Rushaj në Twitter. Sipas tij, “Rama dhe krimi janë binomi i pandarë që kanë lëshuar tentakulat në politikën shqiptare të viteve të fundit”.