Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sakrificë e pashpërblyer, bimët medicinale dhe frutat e egra pa treg shitjeje

Nga A2 CNN
1 Shtator 2020, 13:30 | Aktualitet
Sakrificë e pashpërblyer, bimët medicinale dhe frutat e egra pa

Fruta të malit, të pyllit, arrore e deri te bimët medicinale, janë burimi kryesor i të ardhurave i dhjetëra familjeve në zonën e Drenovës, por jo vetëm në juglindje të vendit. Kryesisht gratë e këtyre zonave më shumë mund të mbledhin sherebelën, manaferrën, çajrat dhe i përgatisin për shitje.

Por pavarësisht mundit, të ardhurat lënë shumë për të dëshiruar. Mungesa e vëmendjes së shtetit dhe ç’është më kryesorja, mungesa e një tregu, bën që këto familje të mos marrin frytet e mundimit që bëjnë për mbledhjen e këtyre produkteve. Edhe pse herë pas here zhvillohen panaire, sërish këto produkte janë pa një treg të rregulluar.

Janë me qindra familje në zonat e Korçës, Kolonjës e Pogradecit që merren me mbledhjen e bimëve medicinale, por në shumë raste, në mungesë të tregut, ato përballen me abuzimet e firmave grumbulluese që vendosin çmimet jo të përshtatshme për këta mbledhës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani