Sondazhi tregon përqindjen e njerëzve që janë gati të marrin vaksinën kundër koronavirusit

vaksina kunder covid 1100x620

Rreth ¾ e njerëzve pjesëmarrës në një sondazh kanë thënë se janë të gatshëm të marrin vaksinën kundër koronavirusit nëse del një e tillë. Numri më i lartë i entuziastëve ishte në Kinë, ndërsa i atyre më pak pozitivë ishte në Rusi.

Sondazhi i Ipsos, për llogari të Forumit Ekonomik Botëror, u realizua me 20 mijë persona në 27 vendeve të ndryshme të botës.

Rezultatet e pyetjeve treguan se 74% e personave do të pranonin të merrnin vaksinën nëse ajo do të prodhohej. 97% e kinezëve të pyetur ishin gati të vaksinoheshin kundër Covid-19, ndërsa rusët mbajnë vendin e fundit mes atyre që janë dakord me vaksinën, pasi vetëm 54% e tyre thanë se do ta merrnin.

Sa i përket amerikanëve, 67% e tyre u përgjigjën se do të pranonin vaksinimin, ndërsa 33% thanë se nuk kishin interes për diçka të tillë. Mes atyre që e refuzuan vaksinën, 60% thanë se efektet anësore ishin shkaku kryesor i refuzimit, ndërsa 37% thanë se nuk besonin që do të kishte efekt.

Pas publikimit të rezultatit, ekspertë të shëndetësisë shprehën shqetësim për faktin se rreth çereku i personave nuk do të pranonin të vaksinoheshin. “Kjo përqindje mjafton për të kompromentuar rezultatin e vaksinës kundër Covid-19 në shkallë globale”, tha Arnaud Bernaert, kreu i agjencisë “E ardhmja e Shëndetit”, pjesë e Forumit Ekonomik Botëror, në një deklaratë.