Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Statusi i Malit të Zi në NATO nuk ndryshon”, partia shqiptare në koalicion me opozitën për qeverinë e re

Nga A2 CNN
1 Shtator 2020, 13:59 | Ballkani
“Statusi i Malit të Zi në NATO nuk ndryshon”, partia

Formacioni politik “E zeza mbi të bardhë”, i drejtuar nga politikani shqiptar, Dritan Abazoviç ka pranuar në parim koalicionin qeverisës me partitë e tjera opozitare për të formuar qeverinë e re. Kjo erdhi pasi udhëheqësit e koalicioneve opozitare, “Për ardhmërinë e Malit të Zi", “Paqja është kombi ynë”, dhe “E zeza në të bardhë” zhvilluan një takim.

Të gjitha këto forca politike kanë arritur të marrin 41 deputetë nga 81 që janë gjithsej në parlamentin e Podgoricës, shumicën e nevojshme për të ndërtuar ekzekutivin e ri. Partia e Milo Gjukanoviç, bashkë me partnerët e tjerë, mori 40 mandate në Kuvend në zgjedhjet e së dielës.

Abazoviç, i vënë nën presion që po krijon një koalicion me parti që kanë shprehur hapur qëndrimet e tyre pro-serbe dhe pro-ruse, siguroi qytetarët se nuk do të lejojë cenimin e sovranitetit të Malit të Zi. Gjithashtu theksoi se vendi nuk do të jetë kurrë pjesë e një “Serbie Spartane” apo provincë e “Shqipërisë së Madhe”, siç u shpreh politikani Abazoviç.

 “Ne luftuam për sovranitetin dhe ia kthyem atë qytetarëve. Pas të dielës, qytetarët besojnë se për herë të parë zëri i tyre po dëgjohet” deklaroi lideri i “E zeza mbi të bardhë” .

https://a2news.com/2020/08/31/mali-i-zi-kryeson-gjukanovic-por-opozita-eshte-shumice-shqiptaret-me-dy-deputete/

Abazoviç, vendimtar për formimin e qeverisë me 4 mandatet e koalicionit “E zeza mbi të bardhë”, konfirmoi se Mali i Zi nuk do të ndryshojë politikën e jashtme si dhe statusin e vendit anëtar në NATO. Ai theksoi se do të ketë vetëm përmirësime në politikën e jashtme të vendit.

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes të së hënës, mbështetës të qeverisë dhe opozitës në Malin e Zi u përfshinë në përleshje, ndërsa kishin dalë nëpër rrugë për të festuar fitoren në zgjedhje. Policia ndërhyri për të penguar konfrontimet, e në zonën ku pati incidente u panë edhe autoambulanca. Këto skena janë dënuar nga të gjitha forcat politike që u bëjnë thirrje qytetarëve të festojnë në shtëpitë e tyre.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani